Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është përpjekur pesë herë për miratimin e një rezolute rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit – këtë herë duke bërë thirrje për pauza zgjatura humanitare dhe korridore urgjente në të gjithë Gazën.
Këshilli 15 anëtarësh, i cili ka përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ka votuar sonte pro rezolutës.
Britania, SHBA dhe Rusia, të cilët kanë fuqinë për të vënë veton ndaj rezolutës, abstenuan – ndërsa 12 anëtarët e mbetur votuan pro, raporton skynews.
Rusia nuk arriti të imponoj rezolutën e saj – “armëpushim të menjëhershëm humanitar”.
Ndërkohë, rezoluta e miratuar kërkon gjithashtu respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të mos privojnë civilët nga shërbimet dhe ndihmat bazike.
Megjithatë, ai nuk dënon veprimet e Hamasit – të cilat kishin qenë një pikë grindjeje mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Ndryshe, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se rajoni ka nevojë për 160 mijë litra karburant çdo ditë për operacione humanitare – por sot, thonë ata, kanë arritur 23 mijë litra.