Pas problemeve në zemër, Kun Aguero befason me punën e tij të re

Pas problemeve në zemër, Kun Aguero befason me punën e tij të re

E besoni apo jo, ylli argjentinas Serxhio Aguero ka nënshkruar një marrëveshje me “Disney+”, disa muaj pas tërheqjes nga futbolli. Në dhjetor të vitit të kaluar, sulmuesi  njoftoi se duhej të tërhiqej nga futbolli i luajtur për shkak të problemeve në zemër.

Tani Aguero do të prodhojë përmbajtje për “Disney+”. Ai ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes, derisa ende nuk dihet saktë se çfarë do të prodhojë ish-futbollisti i Atletikos, Sitit dhe Barcelonë.

“Ne mendojmë njësoj dhe projektet janë emocionuese. Unë jam gati”, shkruan 33-vjeçari në “Twitter”.  Që nga tërheqja e tij nga futbolli, Aguero shpeshherë është lidhur drejtpërdrejt në kanalin e tij në “Twitch”.

Related Articles