Pas ‘pushtimit’ të Frankfurtit, tifozët e Barcelonës bojkotojnë stadiumin

Pas ‘pushtimit’ të Frankfurtit, tifozët e Barcelonës bojkotojnë stadiumin

Një pjesë e tifozëve të Barcelonës kanë vendosur ta bojkotojnë ndeshjen ndaj Cadizit, në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Tifozët ‘ultras’ që zakonisht ulen në pjesën e përparme të tribunës ku këndojnë, janë duke protestuar për mënyrën se si u shitën biletat për ndeshjen e së enjtes ndaj Frankfurtit, ku mbi 30 mijë tifozë pushtuan stadiumin “Camp Nou”.

Pas ndeshjes kishte ankesa të mëdha duke filluar nga trajneri Xavi, lojtarët e deri te presidenti blaugran, ku madje kanë kërkuar edhe hetim se si u shitën biletat, pasi klubi gjerman posedonte vetëm pesë mijë të tilla.

Related Articles