“Pas Rambujesë, Thaçi u caktua si kryeministër i Qeverisë së përkohshme”

“Pas Rambujesë, Thaçi u caktua si kryeministër i Qeverisë së përkohshme”

Amerikani Jock Covey, në ditën e dytë të dëshmisë në Hagë u pyet nga Prokurorja rreth rolit të Hashim Thaçit në Rambuje.

Covey u shpreh se nuk e di cili ishte roli i Thaçit brenda këtyre bisedimeve.

Por, theksoi se Thaçi pas Rambujesë u caktua kryeministër i Qeverisë së përkohshme.

“Nga historia e di se në përfundim të Rambujesë ishte caktuar të ishte kryeministër i qeverisjes së përkohshme. Unë siç e thashë isha i përqëndruar në një projekt tjetër, kështu që çfarë cilësie ishte caktuar në bisedimet e brendshme të mbajtura në Rambuje”, deklaroi ai.

Related Articles