Pas shkarkimev e dorëheqjev në komunën e Bulliqit, reagon deputeti i LDK-së

Pas shkarkimev e dorëheqjev në komunën e Bulliqit, reagon deputeti i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kososvës, Besian Mustafa, së fundmi ka reaguar për shkarkimet e dorëheqjet në komunën e Podujevës, të udhëhequr nga Shpejtim Bulliq.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se udhëheqësia aktuale komunale është në çorientim të plotë, derisa ka shtuar se llapajnët patën mundësinë të kishin Ekrem Hysenin kryeshërbyesin e tyre civil.

Postimi i plotë:

Në vjeshtën e vitit 2021 llapjanët patën mundësinë të kishin Ekrem Hysenin kryeshërbyesin e tyre civil që ofronte një vizion të qartë për komunën dhe pas vete kishte një super-grup të asambleistëve si Ekrem Rrahmani, Qendrim Softolli, Valon Demolli, Donjetë Sheqiri, Adnan Zymeri, Edona Shabani, Demokrat Hodolli, Arjant Topanica, Arjeta Salihu Abazi, Tringa I. Sfishta, Ilir Koprani, Arnisa Sylejmani, Naim Çunaku, Fahri Hasani…

Fatkeqësisht, udhëheqësia aktuale komunale është në çorientim të plotë! Tre kryeinspektorë të shkarkuar deri tani, drejtorë të vetdorëhequr, konflikte, mospajtime, përçarje, intriga e beteja politike e financiare brenda partisë në pushtet… duke harruar e anashkaluar qytetarin dhe nevojat e tija!

Related Articles