Pas shkarkimit të Sejnur Veshall, kryeministri Albin Kurti ka emëruar Sylejman Elshanin zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Sipas vendimit të publikuar nga T7 shkruhet se “zëvendësministri emërohet për mbështetetjen e Ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministri, si dhe për zëvendësimin e Ministrit kur ai mungo nëse kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij”.
Ndryshe, Senur Veshall, ish-zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, ka thënë se shkarkimi i tij nga kjo pozitë u bë sepse, siç tha ai, ka mbrojtur kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.
“Unë u lirova prej postit sepse kam punuar për qeverinë dhe e kam mbrojtur qeverinë dhe u lirova prej postit sepse e kam mbrojtur Albin Kurtin dhe Hajrullah Çekun”, ka thënë Veshall.