Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie, sot duke filluar nga ora 11:00.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të KQZ-së.
Daka u shkarkua dje nga presidentja Vjosa Osmani.
Shkarkimi i saj zgjoi reagime të mëdha nga partitë politike dhe nga shoqëria civile.