Pas shpërthimit në Taksim, Bujar Osmani del me njoftim

Pas shpërthimit në Taksim, Bujar Osmani del me njoftim

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me shpërthimin e fundit që ka ndodhur në Stambollm, duke thënë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë qytetar nga ana e tyre që kanë kërkuar ndihmë.

Nëpërmjet një postimit në Facebook, ai ka thënë se po e ndjekin situatën në Stamboll ndërkohë që njofton se konsullata e Përgjithshme në Stamboll si dhe Ambasada në Ankara janë vendosur në gjendje emergjence.

“Në të njëjtën kohë, bëjmë me dije se në rast nevoje të mundshme për ndihmë, qytetarët tanë mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit: +905456149777 në Stamboll dhe +38975273732 në Shkup”, përfundon njoftimi i tij.

Related Articles