Pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi anulohen fluturimet në Bali

Pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi anulohen fluturimet në Bali

Disa fluturime për në dhe nga ishulli turistik indonezian i Balit, janë anuluar dhe vonuar pasi një nga vullkanet më aktivë të vendit ka shpërthyer.

Mali Lewotobi Laki-Laki në ishullin Flores shpërtheu rreth orës 17:35 të martën, tha agjencia e vullkanologjisë e vendit.

Nuk raportohet për viktima deri në këto momente. Autoritetet kanë ngritur nivelin më të lartë të alarmit dhe kanë këshilluar banorët të shmangin aktivitetet brenda një rrezeje prej 7 km rreth kraterit.

EPA Another view of the eruption

Air India, Air Neë Zealand, Jetstar, Juneyao Airlines, Singapore Airlines dhe Virgin Australia ishin ndër ato që kanë anuluar fluturimet për dhe nga Bali, që ndodhet në perëndim të Flores. Të dhënat e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Gusti Ngurah Rai mesditën e së mërkurës treguan se mbi 20 fluturime janë anuluar për shkak të vullkanit.

Disa fluturime të brendshme të AirAsia që nisen për në Flores janë anuluar gjithashtu.

Vullkani me majë binjake shpërtheu disa herë në nëntor, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke detyruar mijëra të largohen.

Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike, duke shkaktuar aktivitet të shpeshtë vullkanik si dhe tërmete.

Related Articles