Pas shtrenjtimit të rrymës, pritet edhe rritja e çmimit të bukës

Pas shtrenjtimit të rrymës, pritet edhe rritja e çmimit të bukës

Pronari i një fabrike të miellit në Kosovë, Rexhep Rama, thotë se pas shtrenjtimit të energjisë elektrike për 16.1%, në mënyrë automatike do të shtrenjtohet edhe çmimi i miellit dhe rrjedhimisht i bukës.

Rama ka deklaruar se çmimi i një buke mund të shkojë deri në 80 centë, në të kundërtën fabrikat e miellit rrezikojnë falimentimin.

“Çmimi i rrymës u rrit po u rrit shumë. Do ta kemi problem ne ashtu kështu kemi pas një çmim jo të mirë tash pas kësaj rritje do të rrezikojmë t’i mbyllim fabrikat krejt, sepse nuk mund ta përballojmë. Ndërsa rritja do të ndikojë me patjetër, sepse me këtë çmim nuk do të mund të punojmë. Ne e rrisim çmimin e miellit furrtarët të bukës. Me këtë çmim aktual nuk mund të punojmë, sepse në Gjilan një bukë është 60 centë, ndërsa tash pas rritjes tash shkon deri në 70/80 centë. Një kilogram miell është 34 centë, tash patjetër duhet të bëhet 40 centë, sepse nuk mund të mbulohemi”, deklaroi Rama për RTV21.

Related Articles