Pas “shuplakës” që e mori Macron – Eksperti zbardh fjalët që nuk u dëgjuan

Pas “shuplakës” që e mori Macron – Eksperti zbardh fjalët që nuk u dëgjuan

Një moment i papritur mes presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron, është bërë temë kryesore në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.

Në një video që ka qarkulluar gjerësisht, Brigitte shihet duke e shtyrë lehtë në fytyrë presidentin, çka ka ngjallur reagime dhe spekulime të shumta mbi natyrën e marrëdhënies së çiftit presidencial.

Ngjarja ndodhi në aeroportin e Hanoit, në nisje të turneut aziatik të Macron. Videoja tregon momentin kur dera e avionit hapet dhe Macron ende gjendet brenda. Pikërisht në atë çast, Brigitte i afrohet dhe i jep një shtytje të lehtë në fytyrë. Kjo skenë e pazakontë u bë menjëherë virale.

Presidenti francez u mundua ta minimizojë situatën para gazetarëve, duke e quajtur një moment humori mes bashkëshortëve: “Po ngacmohesha e po bëja shaka me bashkëshorten time, por videoja është kthyer në një lloj katastrofe gjeoplanetare. Në një botë si kjo ku jetojmë, nuk kemi kohë për të humbur me tema të tilla.”

Por për të kuptuar më shumë mbi këtë shkëmbim, portali britanik Express angazhoi një ekspert të leximit të buzëve për të analizuar komunikimin mes çiftit gjatë videos.

Sipas analizës, teksa dera e avionit hapet dhe presidenti Macron kthehet nga Brigitte, ajo e shtyn lehtë në fytyrë. Kur vëren se janë nën vëzhgim, Macron përpiqet të ruajë seriozitetin, duke përshëndetur me një “Bonjour”.

Eksperti vëren më pas një tension në sjellje: “Kur arrijnë në majë të shkallëve të avionit, situata bëhet edhe më e ftohtë. Ai i zgjat dorën, por ajo e injoron dhe mbahet për parmakun. Teksa kalon pranë tij, duket se murmuron: ‘Dégage, espèce de loser’, që përkthehet: ‘Largohu, humbës i mjerë.’”

Macron, i habitur dhe përpjekje për të ruajtur qetësinë, i drejtohet me fjalët: “Essayons, s’il te plaît” (“Të përpiqemi, të lutem?”)

Por përgjigjja e Brigitte-s është e prerë: “Jo.”

Presidenti mbyll bisedën me një reagim të përmbajtur dhe fjalët: “Je vois” (“E kuptoj”).

Related Articles