Aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë varijon prej 1.72 euro për naftë, ndërsa për benzinë deri 1.46.
Kështu tha për Paparacin, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Tutje, Berjani i tha Paparacit, se çmimi i derivateve është trend në rënie të lehtë.
“Çmimi i derivateve është trend ne rënie e lehtë e çmimit. Nafta do të jetë 1 euro e 72 centë, benzina 1 euro e 46 centë”.
Megjithatë, këto ditë është raportuar se tregtarët po abuzojnë me çmimet e derivateve sapo masa e Qeverisë për caktim të çmimit tavan po skadon.
Ndryshe, masa e Qeverisë për caktimin e çmimit tavan, ka skaduar të martën.
Të martën, në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji që përcakton çmimin tavan për produktet bazike.