Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë ditës së djeshme ishte për vizitë në Odesa të Ukrainës.
Ai bashkë me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal janë detyruar që të strehohen në një bodrum, për shkak se pati sulme me raketa.
Shmyhal ka thënë se takimi zyrtar i tyre është ndërprerë në gjysmë si pasojë e raketave.
“Çdo minutë në strehën e bombave e përdorëm për të biseduar për veprimet e përbashkëta: si të ndalojmë Rusinë dhe të rindërtojmë Ukrainën”.
“Jam mirënjohës për vizitën e një miku të vërtetë të Ukrainës”, tha Shmyhal në Twitter.