Pas takimit me Zelenskyn, Trump kërcënon Rusinë me masa ekonomike

Pas takimit me Zelenskyn, Trump kërcënon Rusinë me masa ekonomike

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën.

“Nuk ka asnjë arsye që presidenti rus Vladimir Putin ‘të gjuajë raketa në zona civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit’”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

“Më bën të mendoj se mbase ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, ai thjesht po më prek mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes ‘bankareve’ apo ‘sanksioneve dytësore?’ Shumë njerëz po vdesin!!!”, vazhdoi ai.

Këto komente vijnë në një kohë kur Uashingtoni po i shton presionin Ukrainës për të pranuar një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës, por që do të përfshinte lëshime të mëdha si në aspektin financiar ashtu edhe territorial. Ndërkohë, Rusia vazhdon bombardimet ndaj Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për paqe.

Related Articles