Në Presidencë ka nisur takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe shefit të NATO-s, Mark Rutte.
Pas këtij takimi, të dy do të mbajnë konferencë për media.
Shefi i NATO-s, krahas Osmanit, do të takojë edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit, takimi parashihet të zhvillohet në ora 14:50.