Pas të nxehtit ekstrem, bien temperaturat në vendet Perëndimore

Pas të nxehtit ekstrem, bien temperaturat në vendet Perëndimore

I nxehti ekstrem ka filluar të bie në vendet Perëndimore, teksa pjesa më e madhe “u pjek” në një valë rraskapitëse të të nxehtit.

Mbretëria e Bashkuar, e njohur zakonisht për klimat më të buta, regjistroi për herë të parë temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Gjermania po ashtu regjistroi ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani. Shërbimi kombëtar i motit regjistroi temperaturën 39.5 gradë Celsius në qytetin perëndimor të Duisburgut. Holanda gjithashtu arriti të njëjtin nivel në Mastriht.

Temperaturat në Portugali janë ulur ndjeshëm. Megjithatë, më shumë se 1000 vdekje janë regjistruar që nga java e kaluar, për shkak të të nxehtit.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive, si dhe po zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Në Francë, 64 zona të ndryshme regjistruan temperatura rekord të hënën.

Rreth 37,000 njerëz duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre, raporton BBC.

Moti më i freskët tani është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë.

Paralajmërimet e motit janë ende në fuqi në Gjermani, pasi vala e të nxehtit vazhdon të lëvizë në veri dhe lindje.

Spanja qendrore dhe veriperëndimore pothuajse është shkatërruar nga zjarret.

Related Articles