Pas temperaturave të larta Portugalia dhe Spanja përfshihen nga zjarri

Pas temperaturave të larta Portugalia dhe Spanja përfshihen nga zjarri

Zjarret përfshiu rajonin qendror të Portugalisë të martën, duke detyruar evakuimin e qindra banorëve lokalë, ndërsa zjarrfikësit përpiqeshin të shuanin flakët në një kohë që vendi po përballet me një valë të motit të nxehtë.

Temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë Celsius (104 Fahrenheit) në shumë pjesë të vendit.

Një zjarr i madh që filloi javën e kaluar në komunën Ourém, në veri të Lisbonës, u rindez të martën për shkak të erërave të forta.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile tha se 300 njerëz u evakuuan nga disa fshatra, shkruan Euronews.

Në komunën e afërt Leiria, shtëpitë ishin djegur, me flakët që shkaktuan mbylljen e tre autostradave kryesore.

Shumë vendas janë ankuar se nuk kishte zjarrfikës dhe burime të mjaftueshme për të luftuar zjarret.

“Ne po flasim për situata komplekse, shumë burime për të menaxhuar dhe një zonë shumë të madhe të prekur,” tha komandanti i Mbrojtjes Civile Andre Fernandes, duke paralajmëruar se situata do të përkeqësohej vetëm gjatë ditëve të ardhshme.

Rreth 1,700 zjarrfikës, të mbështetur nga 501 automjete, po shuanin 14 zjarre aktive në të gjithë vendin, thanë autoritetet e Mbrojtjes Civile. Ndërkohë, më shumë se gjysma e vendit është në alarmin e kuq, niveli më i lartë.

Në Spanjën fqinje, të paktën 1,500 hektarë janë shkatërruar nga një zjarr në Las Hurdes në Extremadura, në Spanjën perëndimore, duke detyruar evakuimin e rreth 400 banorëve, tha qeveria rajonale të martën.

Ekzistonte gjithashtu një rrezik i lartë i zjarreve në rajonin qendror të Castille dhe Leon, thanë autoritetet, ndërsa provinca veriperëndimore e Ourense ishte në alarm të kuq pasi temperaturat pritej të arrinin 42 gradë.

Related Articles