Kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e sotme në Shipashnicën e Poshtme, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook-ut”, ka theksuar se po qe se dikush jep arsyje të qëndrueshme se pse nuk duhet hapur çerdhe në Shipashnicë, ai është i gatshëm të tërhiqet nga projekti.
Mes tjerash ai ka cituar edhe shprehjen “çka me ba tash, a me i nalë fminë prej shkolle a?”.
Postimi i plotë i Kastratit:
Qysh në tetor të vitit 2019 kemi kontraktuar kompaninë për realizimin e punëve në çerdhen e Shipashnicës së Poshtme. Ua kemi komunikuar banorëve që nga ky fshat i varfër do të punësoheshin shumica e punëtorëve të kopshtit. Për dy vite dërgimi i fëmijëve do të ishte pa pagesë. Le të ma thotë dikush edhe vec një arsye të qëndrueshme pse nuk duhet hapur çerdhen në Shipashnicë dhe unë jam gati të tërhiqem. Në shoqëritë në zhvillim, fëmija është objekti mbi të cilin prindi ushtron gjithë kontrollin e tij, si ajo shprehja ‘çka me ba tash, a me i nalë fminë prej shkolle a?” Ndërkaq, shoqnitë që synojnë emancipimin e trajtojnë fëmijën si pasuri e detyrim mbarë shoqëror e institucional, ku gjithësecili përkujdeset që të krijojë një klimë sa më të mirë zhvillimi. Skenat e sotme në Shipashnicë tregojnë që kemi shuumë shuumë punë për të bërë. Ata që dijnë duhet të prijnë. Deri më tani ata që kanë ditur kanë këqyr seri. Disa të tjerë e kanë përdorë masën për t’u pasuruar e ngritur sa më lart për vete. Është koha e fundit të përvjelim mëngët. Kësaj rradhe jo për politikë, por për të mirën e përbashkët.