Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka reaguar për rastin e mbrëmshëm në një lokal të Prishtinës, ku mbeti i vdekur një person dhe u lënduan 20 të tjerë.
Haradinaj, vlerëson se ky rast tragjik shtron nevojën e krijimit të Policisë së Kryeqytetit.
“Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit. Ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit”, shkroi Haradinaj.
I pari i AAK-së, bëri thirrje që organet e rendit të marrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarje të rëndë.