Pas vizitës te liderët e UÇK-së, Majko: Jam krenar me vëllezërit e mi

Pas vizitës te liderët e UÇK-së, Majko: Jam krenar me vëllezërit e mi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, pas vizitës në Hagë, ka thënë se është krenar më Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët i ka cilësuar si vëllezër.


Majko përmes një postimi në Facebook, ka thënë Hashimi ishte i qetë, Veseli i qartë dhe Krasniqi i sprovuar.

Ndërsa Selimin, ish kryeministri shqiptar e ka cilësuar si të papërsëritshëm.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, ka thënë Majko.

Related Articles