Pas vizitës te varri i babait, Thaçi shkon në shtëpi

Pas vizitës te varri i babait, Thaçi shkon në shtëpi

Pas vizitës të varri i babait, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt.

Në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë Thaçin në çdo hap.

Ndërkohë, në përgjigjen e Speciales, u theksua se Thaçi do të qëndrojë me familjen e ngushtë

“Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në Kosovë nga paraburgimi për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate.

Related Articles