Ishte e planifikuar ndeshja e së dielës ne stadiumin Olembe për çerekfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës mirëpo do të zhvendoset si pasojë e një përplasjeje fatale të hënën mes tifozëve të Kamerunit dhe Komoros, si pasojë të paktën tetë persona u vranë dhe 38 u plagosën, ku ndër ta edhe dy fëmijë, tetë dhe 14 vjeç mbetën të vdekur.
Konfederata e Futbollit Afrikan dhe organi drejtues botëror i FIFA kanë dërguar ngushëllime për familjet e prekura nga tragjedia, si dhe kanë paralajmëruar se të gjitha ndeshjet e Kupës së Kombeve do të kujtojnë viktimat me një minutë heshtje.
Presidenti i Caf, Patrice Motsepe pasi i vizitoi mbështetësit e plagosur në spital të martën tha se ndihej i trishtuar nga incidenti si dhe shtoi se Caf duhet të marrë përgjegjësinë për aktin së bashku me komitetin organizativ lokal si dhe qeverinë e Kamerunit.
“Ne kemi për detyrë të zbulojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe më e rëndësishmja të marrim masa parandaluese për të siguruar që ajo që ka ndodhur të mos ndodhë më kurrë.” tha ai.
“Ka pasur mangësi, dobësi, dështime, gjëra që duhet të ishin parashikuar. Kur njerëzit humbasin jetën e tyre, ju duhet të jeni të zemëruar dhe të kërkoni shpjegime dhe garanci se nuk do të ndodhë më kurrë” përfundoi Motsepe.
Stadiumi Olembe, ka një kapacitet prej 60.000 ulësesh, por nuk ishte mëndur të shfrytëzohet më shumë se 80% për shkak të kufizimeve të COVID-19. Megjithatë, zyrtarët e ndeshjes u cituan të kenë thënë se rreth 50.000 njerëz po përpiqeshin të ndiqnin ndeshjen e së hënës.
Çerekfinalja e së dielës do të luhet në stadiumin Ahmadou Ahidjo në Yaounde. /Gazeta Enigma/