Pas Xhakës, edhe Xherdan Shaqiri reagon për vërshimet në Kosovë

Pas Xhakës, edhe Xherdan Shaqiri reagon për vërshimet në Kosovë

Ylli me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është i fundit nga figurat e njohura që ka reaguar pas vërshimeve të ditëve të fundit që kanë përfshirë shumë qytete të vendit.

Ditët e fundit të kësaj jave kanë qenë jo të mira për popullin e Kosovës, pasi shumë nga qytetet kanë pësuar vërshimeve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pas këtyre vërshimeve, mobilizimi ishte i madh nga të gjithë dhe përveç institucioneve, u lajmëruanedhe qytetar dhe biznese të ndryshme për t’i dalë në ndihmë të gjithë atyre që pësuan dëme materiale apo u bllokuan.

Gjatë ditës ishte kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, i cili ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të postuar një fotografi të vërshimeve në Kosovë, duke shkruar: “Lutuni për Kosovën”.

Fotografinë e njëjtë dhe mbishkrimin “Lutuni për Kosovën” e ka postuar disa orë më vonë edhe një tjetër emër i njohur i futbollit botëror.

Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, i cili gjithashtu bashkë ndjenë me bashkëvendësit e tij, pasi dihet se ylli i Baselit ka prejardhje nga Gjilani.

Ndryshe, qytetet më të prekura nga vërshimet ishin Gjakova, Mitrovica, Malisheva, Klina, Skenderaj dhe Drenasi. 

Related Articles