Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka mbajtur sot një tubim me përkrahësit e partisë në Gjilan, në prag të balotazhit të 9 nëntorit.
Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime herët në mëngjes dhe për këtë dha një arsye interesante.
“Pasdite mund të vijë ndonjë mysafir, e nëse nuk keni votuar paradite, duhet të rrini me të”, tha Kurti me ironi, duke i nxitur qytetarët të votojnë që në orët e para të ditës.
Ai ka thënë që s’është turp që të pyetet mysafiri para se të hyjë brenda se a ka votuar.
Kreu i VV-së ka pasur sugjerime edhe për atë se si duhet të sillen kur të shkojnë në qendër të votimit.
“Kur të shkoni në vendvotim është më thjeshtë, kësaj radhe e keni një fletëvotim me dy emra. Emri i parë, 105, VV, është Alban Hyseni. Kur te shihni fletëvotimin, shkimin lartë, drejt tek rreshti i parë. S’keni pse shikoni teposhtë”, ka thënë Kurti.
