Dy suedezë janë qëlluar për vdekje në qendër të Brukselit, pak para ndeshjes kualifikuese të Suedisë për Kampionatin Evropian kundër Belgjikës.
Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në Bruksel të hënën në mbrëmje, pranë Saincteletteplein, Ieperlaan dhe Nende Linielaan. Dy persona me kombësi suedeze u vranë, shkruan HLN
Mehdi, një kalimtar që punon në zonë, ishte dëshmitar i të shtënave.
“Isha në tronditje të plotë dhe menjëherë fillova të bërtas.”
“Pashë një burrë të shtrirë pa jetë në tokë”, shtoi ai.