Pasi fitoi rastin në Angli, Bamieh vjen në Kosovë të flasë në lidhje me rastin e sinjalizimit të saj në EULEX

Pasi fitoi rastin në Angli, Bamieh vjen në Kosovë të flasë në lidhje me rastin e sinjalizimit të saj në EULEX

Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, ditë më parë e fitoi rastin me qeverinë britanike e cila do t’ia paguajë asaj gjysmë milioni euro.

Ajo ka ardhur në Kosovë dhe nesër do të mbajë konferencë për media në lidhje me rastin e sinjalizimit të saj në EULEX.

Maria Bamieh, derisa punonte si prokurore në EULEX, kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.

Asaj i ishte shkëputur kontrata parakohshëm për shkak të sinjalizimit.

Më poshtë mund të shihni videot nga intervista ekskluzive që Maria Bamieh e kishtë dhënë për Klan Kosovën në vitin 2015.

Related Articles