Blegtori nga Istogu, Kreshnik Zeqiraj, ka arritur të zhvendosë me sukses bagëtitë e tij nga bjeshkët e Studenicës, përkundër kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë rajonin ditët e fundit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte konfirmuar se, menjëherë pasi janë njoftuar për rastin, policia ka ndërmarrë veprime të shpejta.
“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin, dhe menjëherë është nisur për Kuvendin Komunal të Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes,” – kishte deklaruar Gashi.
Fillimi i tetorit ka sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave në mbarë vendin. Në disa zona malore, përfshirë edhe pjesë të Istogut, janë raportuar reshje bore, të cilat kanë vështirësuar ndjeshëm qasjen dhe lëvizjen.