Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç, sot është nga policia serbe në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi, përkatësisht në Merdar, pas disa orëve ajo është liruar dhe i është lejuar të futet në Kosovë, pasi autoritetet serbe kryen kontroll të detajuar te ajo.
Ndërsa, arsyeja e ndaleses në Kosovë, siç thotë ajo ishte pritja e një vendimi të marrë nga Beogradi se kinse për të ka një “lloj ndalese”, por menjëherë pasi policia serbe i kanë bërë një kontroll të detajuar veturës e kanë liruar.
Pas lirimit, Trajkoviç menjëherë është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hoovenier.
Këtë e ka bërë të ditu ambasadori Hoveiner, përmes një postimi në Twitter:”Falë Radës @trajkovic_rada për njohuritë e saj sot. E kam thënë edhe më parë dhe duhet të përsëritet: kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike”, ka shkruar ai.