Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dorëzuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tri letra zyrtare me interesin e Kosovës për të nisur dialogun strategjik, siç thuhet, në tre sektorë kyç – Bujqësi, Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit si dhe Industri të Mbrojtjes.
E gjithë kjo vjen pasi SHBA-ja, javë më parë pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, shkaku i veprimeve të Kurtit.
Në komunikatën për media thuhet se në gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, reformat dhe progresin tonë në sundim të ligjit dhe fushën e sigurisë, përparimin demokratik dhe rritjen ekonomike.
“Kryeministri ritheksoi nevojën që Komisioni Evropian të dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën. Kryeministri foli edhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e kaluar, të cilat ishin të lira, demokratike dhe në përputhje me standardet më të mira evropiane”.
Tutje, në komunikatë thuhet se Kurti i ka dorëzuar Von der Leyen tri letra zyrtare me interesin e Kosovës për të nisur dialogun strategjik siç thuhet, në tre sektorë kyç – Bujqësi, Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit si dhe Industri të Mbrojtjes.