Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, sot u pa në komunikim të mirë me deputetë të Vetëvendosjes.
Hasani fillimisht shtrëngoi duart në sallën e Kuvendit me kreun e VV-së, Albin Kurtin me të cilin gjatë përshëndetjes pati edhe një diskutim të shkurtë. Dyshja u panë duke buzëqeshur.
Paraprakisht, ai ishte duke biseduar me Glauk Konjufcën.
Takimet e tij me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hasani i vazhdoi edhe jashtë Kuvendit. Ai u pa në një lokal afër objektit të Kuvendit duke pirë kafe me Arben Vitinë e VV-së dhe deputeten Shqipe Selimi.
Pamjet i ka publikuar T7.
Takimi mes tyre erdhi menjëherë pas seancës së Kuvendit, ku për herë të 23-të dështoi konstituimi i Kuvendit.