Pasi sulmet izraelite i vranë nëntë fëmijët, vdes edhe babai palestinez që ishte mjek

Pasi sulmet izraelite i vranë nëntë fëmijët, vdes edhe babai palestinez që ishte mjek

Një mjek palestinez, i cili humbi nëntë fëmijë në një sulm izraelit në fund të majit, ka vdekur nga plagët e marra në të njëjtin sulm.

Hamdi al-Najjar, 40 vjeç, lë pas gruan e tij Alaa al-Najjar, një mjeke në spitalin al-Tahrir brenda Kompleksit Mjekësor Nasser, dhe djalin e tij 11-vjeçar Adam, i cili ende po merr trajtim për plagët.

Pak para sulmit më 23 maj, Alaa ishte larguar për në punë me burrin e saj, i cili më pas u kthye në shtëpi.

Nuk shkoi shumë kohë dhe një sulm izraelit goditi shtëpinë e tyre në zonën Qizan al-Najjar në jug të Khan Younis, duke vrarë nëntë nga 10 fëmijët e tyre dhe duke plagosur të 10-tin.

Alaa, një specialiste pediatrie, po trajtonte viktimat e bombardimeve izraelite atë ditë kur fëmijët dhe burri i saj u sollën tek ajo.

Bëhet e ditur se Najjar pësoi plagë të rënda dhe mbeti në kujdes intensiv deri sa vdiq, gati një javë pas sulmit.

Related Articles