Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar përplasjet politike përmes videove ironike në rrjetet sociale, duke e kthyer debatin e tyre në një duel batutash që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Gjithçka nisi nga një deklaratë e Ramës, ku ai tha se e ka “zemër Lulin”.
Kjo deklaratë nuk kaloi pa përgjigje nga Basha, i cili e ironizoi Ramën duke e akuzuar për korrupsion dhe përfshirje në çështjen “McGonigal”.
Kryeministri nuk vonoi me kundërpërgjigjen e tij, duke vijuar me stilin e zakonshëm të thumbimeve ndaj rivalit të tij politik.
Pjesë nga debati mes Ramës dhe Bashës:
Basha: O Ramë, si paske thënë sot, e kam zemër Lulin?
Rama: E thashë mor Lul, e thashë! Ndjesë të kërkoj falje, se e di që ti nuk do që këtë ta marrë vesh mileti për dashurinë tonë. Po çfarë të bëj, më foli zemra, po plaste!
Basha: Sa zemër më ke ti, mo Ramë! E mori vesh gjithë bota kur korruptove McGonigal, deshe të më bëje gropën, por re vetë brenda!
Rama: Po unë gjithmonë kam rënë brenda, mor burrë! Sa herë jam marrë me ty, gropë me gropë! Po nuk vej mend, se ta thashë, nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër!
Basha: S’të ndahet zemra nga bufi, ty o Ramë! Vetëm ai të mban në pushtet! Ai t’i dha votat për të liruar të korruptuarit!
Rama: E jo, atë buf s’e kam dashur kurrë dhe ti e di shumë mirë! Se ti edhe sot ke frikë t’ia përmendësh emrin, se po të ndjek dhe në fushatë! Meazallah se ia thua euroatlantikëve të vërtetat për bufin, për kënetën, për Gaz Ballakumen e për tjetrin e për tjetrin!
Basha: E mor sa i madh je… Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, por kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë! Tek ty i ka shpresat Amerika! M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit!