Si rrjedhojë e sulmit në Ibër-Lepenc, qytetarëve të disa zonave iu është vështirësuar furnizimi i rregullt me ujë.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, të cilët kanë thënë se janë detyruar që të aplikojnë reduktime.
Kjo kompania ka bërë të ditur se në disa zona të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt do të ketë reduktime disaorëshe.
Ndonëse uji ende s’është i pijshëm, por vetëm për kushte higjiene, kompania rajonale i ka lutur konsumatorët ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale.
Në Vushtrri e Skenderaj, reduktimet në fshatra do të nisin nga ora 06:00 e mëngjesit, ndërsa në Mitrovicë nga ora 09:00.
“Mitrovica” ka publikuar orarin e plotë të reduktimeve të ujit. /Gazeta Enigma