Pasojat katastrofike të përmbytjeve në qytetet e Bosnjë-Hercegovinës, më të rëndat në Jabllanicë, rezultuan në të paktën pesë të vdekur, raporton mediumi N1 në këtë shtet.
Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në rajonin e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre komunave.
“Për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një numër i madh i popullatës është në rrezik, me informacione se ka viktima si dhe një numër të madh të të lënduarve dhe personave të zhdukur”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile atje (FUCZ).
Komuna e Kiseljakut shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.