Pastruesit nuk pajtohen me ndihmën prej 30 euro, ata kërkojnë rritje të pagës për 70 euro

Pastruesit nuk pajtohen me ndihmën prej 30 euro, ata kërkojnë rritje të pagës për 70 euro

Punëtorët e kompanisë publike regjionale “Pastrimi” të hënën nuk kanë dal në teren për të larguar mbeturinat për shkak se kanë protestuar.

Ata po kërkojnë nga menaxhmenti e bordi i KRMM “Pastrimi” që të ua rrisë pagat për 70 euro dhe të ua përmirësojë kushtet e punës në terren, meqë ankohen se ka kamionë të cilëve nuk u punojnë frenat si duhet sakaq rrezikojnë veten e qytetarët në rrugë.

Por udhëheqësit e kësaj kompanie publike regjionale iu propozuan nga 30 euro rritje dhe atë në muajt në vazhdim, çka punonjësit e refuzuan. Ata thanë se do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Related Articles