Patriarku Porfirije mbërrin në Kosovë

Patriarku Porfirije mbërrin në Kosovë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije ka mbërritur në Kosovë, ku po qëndron për vizitë në Manastirin e Patrikanës së Pejës.

Porfirije do të drejtojë liturgjinë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse më 7 janar, në Patrikanën e Pejës, transmeton lajmi.net.

“Para kësaj, Shenjtëria e Tij, i shoqëruar nga peshkopi vendas Teodosije i Rashkës së Prizrenit, do të vizitojë disa manastire, përfshirë atë të Deçanit dhe Graçanicës, dhe do të bëjë një vizitë baritore te besimtarët në rajonin e Rahovecit”, thuhet në një njoftim.

Related Articles