Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë.
Ai aktualisht është duke u mbajtur në burg, mirëpo në Facebook bëri një postim për t’i uruar qytetarët e Kosovës
“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, ka shkruar Veliaj.
Bashkë me urimin, ai ka publikuar fotografi me Hashim Thaçin, Adem Demaçin, Nexhmije Pagarushën, Dua Lipën e Rita Orën. /Gazeta Enigma