Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti për punësime të familjarëve të bashkëpunëtorëve të tij.
Sipas komunikatës së PDK-së, familjarë të drejtorëve komunal e kryetarë të nëndegëve të LDK-së po punësohen në arsim.
“Prej kohësh, ne në vazhdimësi kemi bërë publike se si komuna e Lipjanit vazhdon të punësojë militant partiak siç e kemi rastin e fundit të bashkëshorten së kryetarit të nëndegës së LDK-së në Banullë, i cili njëherit është edhe drejtor i shkollës në Lipjan. Me konkurset e tilla, qeverisja e Imri Ahmetit po tregon së nuk qeveri për qytetarë, por qeveri familjare nga zyrat e zbrazura të LDK-së nga hetuesia, të cilat po vazhdojnë ti keqpërdorin paratë e qytetarëve”, thuhet komunikatën e PDK-së.
Kjo pari ka përmendur edhe disa shkelje ligjore që ka bërë Ahmeti, për të cilat kanë thënë se duhet të jap llogari.
“Keni zgjedhur kryetarin e nëndegës LDK-së dhe bashkëshortin e edukatores drejtor, duke shkelur udhëzimin administrativ, “Nr 151/ 2020, Për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucioneve publike”, ka shkelur Neni 2.pika 1.1. parimi i ligjshmërisë dhe depolitizimit dhe Nenin 5. Pika 1.7.7 ku citon, Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike”, thuhet në komunikatë.
PDK thotë se së fundi është punësuar bashkëshortja e kryetarit të nëngesë së LDK-së në Banullë.
“Tani avazi i kurdisjeve të konkurseve vazhdon pranimin e gruas së tij, edukatore, SH.S, e cila pranohet në konkursin nr.4-111-56892 të shpallur me dt. 18.10.2022, QEAP Çerdhja në Lipjan, e vendi i punës në Banullë”, thuhet në komunikatën e PDK-së.