Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese edhe vendimin e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Express mëson se PDK e ka dërguar të premten në Kushtetuese këtë vendim.
Më 15 dhjetor, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shkarkimit të Agron Bekës me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Më 25 shtator të këtij viti është miratuar rekomandimi për inicimin e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka, nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.