PDK e LDK thërrasin konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

PDK e LDK thërrasin konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit përmes votimit të hapur, dhe brenda 30 ditëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Kushtetuesja ka përcaktuar që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në tri herë. Gjykata Kushtetuese po ashtu ka urdhëruar deputetët që të jenë të pranishëm në seancën konstituive dhe të marrin pjesë në votim.

Pas vendimit, PDK ka thirrur konferencë për media në ora 15:30.

Ndërsa nga LDK kanë njoftuar se konferenca për media do të mbahet nga ora 16:00. /Gazeta Enigma/

Related Articles