PDK ende pa qëndrim për kuorumin dhe mandatet

PDK ende pa qëndrim për kuorumin dhe mandatet

Këtë të mërkurë në ora 12:00 është paraparë të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Partitë opozitare – LDK, PDK dhe AAK – kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë, megjithatë ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të mbështesin apo jo raportin në fjalë.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, bëri të ditur se kjo parti do të përcaktojë qëndrimin e saj pas takimit të grupit parlamentar, që do të mbahet një orë para seancës.

“Ende nuk jem dakorduar, tani e kemi takimin në ora 11 me Grupin Parlamentar dhe do të marrim një vendim”, deklaroi Musliu–Shoshi para mediave.

Related Articles