Komuna e Kaçanikut, në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale, zgjodhi përsëri Partinë Demokratike të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar qeverisës.
Kandidati i PDK-së, Besim Ilazi, mori 53% të votës së përgjithshme qytetare, ndërsa Jeton Raka, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, mori 46,80% të votave.
Besim Ilazi mori 7 mijë e 184 vota, ndërsa Jeton Raka, mori 6 mijë e 321 vota.
Kaçaniku, qëndron në qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës tashmë qe 21 vite./Gazeta Enigma/