Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të dorëzojë një lëndë tjetër për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Nga kjo parti nuk kanë treguar se për çfarë konkretisht është fjala, por që kanë bërë të ditur se detajet do t’i japin menjëherë pas dorëzimit të dokumentacionit.
Paraqitja para gjykatës do të nisë nga ora 10:30.
Përgjatë vitit të fundit PDK, por edhe parti të tjera opozitare I janë drejtuar disa herë kësaj gjykate për ta bërë vlerësimin e ligjeve të ndryshme të miratuara në Kuvend.
Para kësaj është Ligji për Fondin Sovran që është dërguar në Kushtetuese, veçse jo nga PDK, por prej LDK-së.