Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se, pas mbledhjes së kryesisë, ka zhvilluar takim edhe me kryetarët e degëve të saj, ndërsa ka paralajmëruar reagim nëse procedohet me zgjedhjen e presidentit.
Në njoftimin për media, PDK ka bërë të ditur se në rast se sonte vazhdohet me këtë proces, siç e konsideron ajo, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar.
“PDK rithekson se do të kundërshtojë çdo veprim të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën dhe rendin juridik, duke u angazhuar në të gjitha format demokratike dhe institucionale për mbrojtjen e tyre. Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, citohet të ketë thënë kryetari i partisë Bedri Hamza.
