Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pas situatave të krijuara në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Abelard Tahiri nga kjo parti foli para mediave ku tha se ky vendim i Kushtetueses ka konfirmuar të gjitha pretendimet tona.
“Sot Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e nxjerr para pak orësh konfirmojë të gjitha pretendimet e ngritura nag Partia Demokratike e Kosovës për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës tash e disa muaj”, tha ai.
Tutje Tahiri ka shtuar se “Gjykata Kushtetuese vendosi të shpall të pavlefshëm komisionin për votim të fshehtë të propozuar nga shumica parlamentare më 29 qershor të vitit 2025”.
“Si grup parlamentar i PDK në vazhdimësi i kemi kërkuar kryesuesit që ta largojë nga rendi i ditës votimin e Komisionit dhe të nxjerr në votim kandidaten ose kandidatin për kryetar nga grupi më i madh parlamentar”, ka deklaruar ai. /Gazeta Enigma/