Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka njoftuar se krahas padisë, kjo parti ka kërkuar edhe caktimin e masës së sigurisë – pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij vendimi.
Nga PDK presin që gjykata të vlerësojë në mënyrë objektive kërkesën tyre për caktimin e masës së sigurisë.