Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PDK-së, deputetët e kësaj partie kanë deklaruar se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa vendimet e marra në mbledhje do të bëhen të ditura përmes një komunikate.
“Për cdo gjë lëshojmë komunikatë, ndërsa qëndrimi është thënë para dy ditësh”, ka thënë deputeti i kësaj partie, Enver Hoxha.
Anëtari i kryesisë, Mërgim Lushtaku, deklaroi se PDK nuk ka ndërruar qëndrim, ndërsa
“Si parti i kemi organizuar të gjitha rrethanat politike dhe sigurisht që qëndrimi mbetet i njëjtë. Presim deri nesër për të parë zhvillimet e mëtutjeshme”.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se nuk kanë marrë asnjë vendim e se më vonë do të dalin me deklaratë.
“Nuk kemi marrë asnjë vendim, më vonë do të dalim me një deklaratë”.
Ndërsa deputeti Genc Prevlukaj theksoi se nuk ka ndonjë informacion sa i përket mbledhjes.
“Nuk mund të them asgjë, është zyra për komunikim ajo që mund t’ju informojë”.