Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Përmes një shkrimi në Facebook, Gjoshi thotë se kjo e fundit ka veç dy rrugë, e që sipas tij duhet të dorëhiqet apo të shkarkohet urgjent nga Kryeministri, Albin Kurti.
“Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën. 1. Urgjentisht të japë dorëheqje. Ose 2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, thuhet në deklaratën e Gjoshit.
Kjo deklaratë vjen pasi Gërvalla, në një intervistë të mëhershme të vitit 2017, thoshte se do të dërgonte materiale në Hagë, për ta ndihmuar Gjykatën Speciale, sapo ajo të formohej.