PDK: “Qeveria për familje”, një eksperiment i keq

PDK: “Qeveria për familje”, një eksperiment i keq

Masën mbështetëse të prezantuar nga Qeveria e Kosovës, për punësimin e një anëtari për çdo familje Partia Demokratike e Kosovës e quan eksperiment tjetër me paranë publike.

Sipas PDK-së papunësia është problem strukturor dhe s’adresohet me masa 6 mujore. “Hartimi i masave të tilla pa një vlerësim paraprak të numrit të përfituesve të mundshëm dhe kostos së pritur për buxhetin e shtetit paraqet një menaxhim të papërgjegjshëm të financave publike” deklaroi Arben Mustafa, Koordinatori i departamentit për financa në kabinetin për Qeverisje të Mirë- PDK.

Mustafa thotë se qytetarët kanë nevojë për të ardhura të qëndrueshme e punësim dhe jo lëmosha të kohë pakohshme.

Andaj ky i kërkoi ekzekutivit t’i kthehet investimeve publike kapitale. Me fillimin e javës nisi edhe aplikimi për masën mbështetëse të Qeverisë, që parasheh të punësojë një person për çdo familje, e cila nuk e ka një të tillë.

Related Articles