Partia Demokratike Shqiptare ne Presheve mbajti mbledhjen e saj të kryesisë së përgjithshme dhe në bazë të diskutimeve të anëtarësisë ka lëshuar një komunikatë për media. Ne komunikate potencojen hapat qe duhet ndjekur drejt formimit të qeverisjes së re komunale në komunën e Preshevës.
PDSH insiston në formimin e institucioneve komunale si bllok i partive shqiptare në këte komune, por pa partinë fituese të zgjedhjeve, APN-në e Shqiprim Arifit. Kjo e fundit fitoi 14 mandate, krahas PDSH-së, e cila doli partia e dytë ne zgjedhjet e fundit, me 9 mandate. PDSH ka intensifikuar orvatjet per krijimin e institucioneve komunale, por pa partine fituese te zgjedhjeve brenda kesaj strulture, APN-ne e Shqiprim Arifit.
Komunikata e plotë e PDSH-së:
Praktika e bisedimeve njëmujore rreth koalicionit PDSH, PVD dhe LR u tregua e dëmshme për demokracinë e regjionit tonë që është kultivuar përgjatë këtyre tridhjetë viteve pluralizmi politik në Preshevë e më gjërë.
Prandaj, ftojmë PVD e LR që të njohin parimet e demokracisë dhe respektojnë fuqinë e votës elektorale në raport me partnerët e koalicionit të mundshëm.
Në këtë kontekst, funksioni i kryetarit të komunës në vazhdimin eventual të bisedimeve brenda bllokut PDSH, PVD dhe LR, për PDSH-në është i panegociueshëm sepse i takon partisë me fuqinë më të madhe politike brenda këtij blloku.
PDSH: Funksioni i kryetarit i panegociushmëm, pushteti PDSH, PVD, LR dhe UDSH në mënyrë proporcionale.
Ndarja e funskioneve në administratë komunale dhe pushtet lokal të kryhet sipas fuqisë politike brenda këtij blloku subjektesh PDSH, PVD, LR dhe UDSH, në mënyrë proporcionale.
PDSH është e përkushtuar të vazhdoj negocimin në këtë formacion politik gjer tani opozitar me qëllim që fuqishëm t’a kthejë në bllok subjektesh politike partnere në pozitë.
PDSH është shumë e përgatitur dhe e gatshme të përballet edhe me sfidat e radhës që mund të vijnë si pasojë e mosmarrveshjeve eventuale mes subjekteve politike të bllokut PDSH, PVD dhe LR, shkruan komunikata e leshuar nga Kreysia e PDSH-se ne Presheve.